KQZ merr vendim: 18 deputetë zëvendësohen pas emërimit të ministrave, 3 prej tyre nga komunitetet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka mbajtur mbledhjen e 15-të me radhë. Në këtë mbledhje, janë zëvendësuar 18 deputetë, për të plotësuar ulëset e atyre që u bënë ministra në Qeverinë “Kurti 3”. “Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e…

Lajme

12/02/2026 11:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka mbajtur mbledhjen e 15-të me radhë.

Në këtë mbledhje, janë zëvendësuar 18 deputetë, për të plotësuar ulëset e atyre që u bënë ministra në Qeverinë “Kurti 3”.

“Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm të radhës, për arsye se kanë dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112, paragrafin 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, rekomandon 18 kandidatët e radhës, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, ka njoftuar KQZ.

Këta janë deputetët që u zëvëndësuan në Kuvend dhe ata që i nxunë ulëset e tyre: