KQZ-ja rrit kapacitetet e numërimit në QNR

Me qëllim të shpalljes sa më shpejt të rezultateve përfundimtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur në maksimum kapacitet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Lajme

24/02/2021 09:18

Në këtë qendër tani do të punohet në 40 tavolina numërimi pasi është shtuar numri i tyre nga 28 sa ishin deri të martën.

Lajmin për Ekonomia Online ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se kjo është bërë me qëllim që KQZ-ja të arrijë të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Më tej ai ka njoftuar se në orën 15:00 do të mbajë konferencë për media në QNR për të njoftuar lidhur me progresin e punës në këtë qendër.