KQZ-ja publikon rezultatet përfundimtare për Prishtinën, LDK-ja me 15 asambleistë – PDK-ja e LVV-ja nga 12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për Asambletë Komunale në vend, përfshirë edhe kryeqytetin. Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë partia me më së shumti asambleistë, duke siguruar 15 ulëse në Kuvendin Komunal. Pas LDK-së, renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të cilat kanë marrë nga 12 asambleistë secila. Në…

Lajme

03/11/2025 17:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për Asambletë Komunale në vend, përfshirë edhe kryeqytetin.

Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë partia me më së shumti asambleistë, duke siguruar 15 ulëse në Kuvendin Komunal.

Pas LDK-së, renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të cilat kanë marrë nga 12 asambleistë secila.

Image

Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka fituar 5 mandate në Asamblenë e Prishtinës.

Ndërkohë, subjekti Lidhja e Prishtinës, e drejtuar nga Fehmi Kupina, ka arritur të sigurojë 4 asambleistë, pas një rezultati të konsiderueshëm në vota.

Po ashtu, PSD, Nisma Socialdemokrate dhe Guxo do të kenë secila nga një përfaqësues në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Asambleja e Prishtinës ka 51 asambleistë dhe për të formuar shumicën e thjeshtë duhen 26 vota.

Këto rezultate përmbyllin procesin e numërimit për zgjedhjet lokale, duke i hapur rrugë konstituimit të Asamblesë së re komunale në kryeqytet.

Më poshtë lista e kandidatëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Prishtinës.

Image
Image
Image