Kounde stërvitet me grupin, mund të jetë gati për ‘El Clasico’

Barcelona ka marrë sot një lajm të mirë, pas dështimit të mbrëmshëm në Champions League. Skuadra e Barcelonës është me një këmbë jashtë Champions League dhe tani fokusin kryesor do ta ketë në La Liga. Katalanët këtë vikend do të përballen me Real Madrid. Para ndeshjes së radhës, Barca ka marrë lajm të mirë lidhur…

Sport

13/10/2022 12:03

Barcelona ka marrë sot një lajm të mirë, pas dështimit të mbrëmshëm në Champions League.

Skuadra e Barcelonës është me një këmbë jashtë Champions League dhe tani fokusin kryesor do ta ketë në La Liga.

Katalanët këtë vikend do të përballen me Real Madrid. Para ndeshjes së radhës, Barca ka marrë lajm të mirë lidhur me Jules Kounde, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi francez, Kounde është stërvitur sot me pjesën tjetër të grupit.

Kjo seancë stërvitore lë optimist Xavi Hernandez për të llogaritur në shërbimet e lojtarit për ‘Clasico’.

Mungesa e Jules Kounde dhe Ronald Araujo ndikoi shumë në paraqitjet e Barcës dhe kjo u vërejt edhe mbrëmë.

Nëse Kounde do të arrijë të rikuperohet me kohë për ‘El Clasico’, Xavi do të ketë një lehtësim të madh për derbin. /Lajmi.net/