Kounde mbetet prioritet i Chelseas
Chelsea janë në kërkim të përforcimit të mbrojtjes.
Sport
Skuadra e Chelseas është duke shikuar disa opsione për të përforcuar repartin e mbrojtjes, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave angleze, objektiv kryesor i gjigantit anglez prej kohësh është mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde.
“The Blues’ duhet të ofrojnë mbi 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e Kounde.
Futbollist thuhet se ka arritur marrëveshje personale me klubin anglez, për një kontratë pesë-vjeçare.
Ka mbetur të arrihet akordi mes dy ekipeve, palët janë optimiste së gjithçka mund të kryhet brenda kësaj jave.
Kampionët e Evropës po synojnë që të luftojnë për të gjitha trofetë këtë sezon, për të arritur një gjë të tillë kanë shpenzuar 116 milionë euro për Romelu Lukakun. /Lajmi.net/