Kotorr, kapet një peshkaqen prej 2.8 metrash
Mëngjesin e së dielës, peshkatari malazias, Ilija Rafajlloviq ka kapur një peshkaqen 2.8 metra të gjatë.

Lajme
Pasi peshkatari me dy miqtë e tij kapi peshkaqenin në një thellësi prej 120 metrash, ai më pas e solli atë në breg. Për këtë rast u njoftua gjithashtu dhe Instituti i Biologjisë së Detit nga Kotori, i cili ka konfirmuar se ky është një peshkaqen me emrin latin Hexanchus griseus, transmeton TetovaSot.
Ky peshkaqen bën pjesë në grupin e peshkaqenëve më të mëdhenj.
Gjithashtu dhe një tjetër peshkaqen i këtij lloji është kapur më parë nga peshkatarët, i cili ishte i gjatë 4.8 metra.