Kosovarëve me dokumente të Serbisë nuk do t’iu lejohet hyrja në Kosovë

Policia kufitare e Kosovës ka marrë një urdhër sipas të cilit u ndalohet hyrja në territorin e Kosovës personave qe jetojnë në Kosovë por kanë letërnjoftim dhe dokumentacion identifikues serb, shkruan Tanjug.

Lajme

15/12/2015 12:00

Siç shkruan Tanjugu, ky vendim që do të aplikohet në pikat kufitare në  Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës, nuk ka filluar ende të zbatohet.

Sipas kësaj dispozite njerëzit që do të hynë në Kosovë me dokumentacion serb do të trajtohet në vend me ligjin për të huajt, përcjellë Klan Kosova.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në  Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ka pasur spekulime në lidhje me diçka të tillë.

“Është e vërtetë që ka ndodhur disa spekulime në lidhje me ndryshimin e regjimit në vendkalimet e integruara. Ne jemi duke monitoruar me kujdes situatën dhe do të reagojë varësisht nga zhvillimet e ditës”,  ka thënë Gjuriq për RTS.