Kosovarët përdorin 45 për qind më shumë Instagramin

17:08 | 16 Qershor 2019

Rrjeti popullor social ‘Instagram’ është kthyer në një përditshmëri edhe për një përqindje të madhe të banorëve të Kosovës.

Disa statistika të publikuara së fundi nga ‘Statista’, një portal online gjerman për publikimin e statistikave, tregojnë se Kosova i është shtuar listës së shteteve që kanë filluar të përdorin me të madhe këtë rrjet social.

Në bazë të shifrave, kosovarët kanë filluar të përdorin Instagramin 45 përqind më shumë se sa vitet e kaluara, njofton lajmi.net.

Në këtë listë nuk bën pjesë asnjë nga vendet e rajonit, që rezulton se kosovarët e përdorin rrjetin social nën pronësi të ‘Facebook’ më së shumti në Ballkan.

Në raportin e AGK-së para dy viteve, të emëruar “Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit 2017”, rreth 88.8 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kishin qasje në internet. /Lajmi.net/