Kosovare Asllani e pandalshme, shënon dy gola ndaj Eibarit

Futbollistja kosovare, Kosovare Asllani ka shënuar dy gola sot në fitore 1:3 ndaj Eibarit, duel ky që u zhvillua në kuadër të raundit të gjashtë në La Liga-në e femrave.

Sport

08/11/2020 18:55

Asllani shënoi dy herë nga penalltia në minutën e 47-të dhe 54-të të takimit, duke i ndihmuar skuadrës së Realit që ta fitojnë këtë takim.

Reprezentuesja e Suedisë tashmë ka 6 gola, pra bëhet golashënuesja më e mirë në ligën spanjolle për femra.

Ajo u transferua vitin e kalur në Spanjë. /Lajmi.net/