“Kosova s’ishte e gatshme për diskutim, kushtëzimet penguan dialogun” – Borrell e qet Kurtin destruktiv në takimin e sotëm

Josep Borrell, Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, është shfaqur mjaft kritik ndaj palës kosovare, pas takimeve që ka zhvilluar ai sot me kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin serb Aleksandar Vucic, dhe dështimit të mbajtjes së një takimi trepalësh. Ai fajësoi Kosovën për dështimin e takimit trepalësh, duke thënë se Kosova s’është që ky takim…

Lajme

26/06/2024 20:18

Josep Borrell, Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, është shfaqur mjaft kritik ndaj palës kosovare, pas takimeve që ka zhvilluar ai sot me kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin serb Aleksandar Vucic, dhe dështimit të mbajtjes së një takimi trepalësh.

Ai fajësoi Kosovën për dështimin e takimit trepalësh, duke thënë se Kosova s’është që ky takim të mbahej, ndërsa në anën tjetër shfaqi gatishmëri.

Rrjedhimisht, nuk ka pasur mundësi të arrihet progres sot.

“Dhe në fund, nuk pati takim trepalësh. Kosova nuk ishte e gatshme. Kosova nuk deshi ta mbante takimin trepalësh. Serbia ishte e gatshme, por duhen dy veta për të vallëzuar tango. Dhe ne, na u duhen dy për të vazhduar dialogun, kjo s’ishte e mundshme sot. Fatkeqësisht nuk pati mundësi të arrihet progres në implementimin e zbatimit të marrëveshjes se normalizimit sot”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi edhe njëherë se, arsyeja se pse nuk pati progres sot, ishte sepse Kurti prezantoi tre kushte për angazhimin e mëtutjeshëm në proces.

“Me lejoni të shpjegoj pse nuk pati mundësi të progresit sot. Sepse Kryeministri Kurti prezantoi tre kushte të reja për angazhimin e mëtutjeshëm në procesin më të gjerë të normalizimit. Dhe dua të citojë për t’i qëndruar sa më afër realitet në shpjegimin tim rreth situatës: “Së pari, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, përheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, ka thënë ai.

“Para takimit, BE paraqiti një propozim të ri për planin e implemtimit që do të udhëhiqte fazat e implemtimit  të marrëveshjes. Por fatkeqësisht, kushtëzimi i implemtimit nuk lejoi që diskutimet të përqendroheshin se ti të shkohet tutje me veprimtarinë e zbatimit nga palët. Kështu që qëndrimet e palëve mbesin larg njëra tjetrës, së si, marrëveshja e implemtimit mund të nisej. Dhe si pasojë së si do të duhej të vazhdonte”.

Duhet shtohet se Borrell për të parën, tha se është kërkesë e vjetër, për të dytën u ankua se po merremi ende me çështje të para gjashtë muajve.

Po ashtu, Borrelll ka thënë edhe se, takimet e sotme siç është pritur kanë qenë të vështirë, si gjithmonë.