Kosova siguron dy medalje të argjendta në Lojërat Evropiane për Universitete

Universiteti i Prishtinës ka lënë gjurmë edhe në garat e karatesë në Lojërat Evropiane për Universitete, që po mbahen në Lodz të Polonisë. Në konkurrencën e femrave, karateistet në përbërje Fortesa Orana, Adelina Rama, Albulena Gervalla dhe Vlerë Qerimi, fituan medaljen e argjendtë në ekipore, duke shënuar tri fitore, ndaj Universiteteve nga Turqia, Polonia dhe…

Sport

30/07/2022 18:04

Universiteti i Prishtinës ka lënë gjurmë edhe në garat e karatesë në Lojërat Evropiane për Universitete, që po mbahen në Lodz të Polonisë.

Në konkurrencën e femrave, karateistet në përbërje Fortesa Orana, Adelina Rama, Albulena Gervalla dhe Vlerë Qerimi, fituan medaljen e argjendtë në ekipore, duke shënuar tri fitore, ndaj Universiteteve nga Turqia, Polonia dhe Kroacia.

Në luftën për të artën pësuan humbje nga Universiteti Odessa Mechnikov nga Ukraina, transmeton lajmi.net.

Medaljen e argjendtë në individuale e fitoi Betim Maliqi, kategoria -75 kg.

Ekipi ynë universitar u përbë nga 10 karateistë./Lajmi.net/