Kosova pjesë e konferencës për fuqizim të integritetit drejt BE-së
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me krerë institucional janë duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Drejt BE-së – Fuqizimi i Integritetit dhe Pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”, në Ljubljanë të Sllovenisë. Përveç Kelmendit, pjesë e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë janë edhe Kryetari i Gjykatës Supreme,…

Lajme
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me krerë institucional janë duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Drejt BE-së – Fuqizimi i Integritetit dhe Pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”, në Ljubljanë të Sllovenisë.
Përveç Kelmendit, pjesë e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë janë edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Ministrja e Drejtësisë, Drejtori i Policisë dhe Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Ata janë me ftesë së Ministrisë së Drejtësisë së Sllovenisë dhe Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, teksa të ftuar janë edhe drejtuesit e institucioneve tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Në konferencë janë për të diskutuar prioritetet dhe sfidat e përbashkëta në çështjet e sundimit të ligjit, përkatësisht forcimin e kulturës së integritetit të institucioneve, angazhimin drejtë fuqizimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe shkëmbimin e përvojave nga fusha e drejtësisë penale”, thuhet në njoftimin e Kryeprokurorisë.