Kosova pëson humbje në ndeshjen e parë Ndërkombëtare
Përfaqësuesja e Hendbollit të Kosovës, ka pësuar humbje në ndeshjen e parë Ndërkombëtare kundër skuadrës së Rumanisë me rezultat 36-24.
Sport
Kosova ka pësuar humbje kundër Rumanisë në ndeshjen e fazës së parë për kualifikime në Kampionatin Europian të Hendbollit.
Pavarësisht se zhvilloi një ndeshje të mirë duke marrë parasysh faktin se ishte loja e parë Ndërkombëtare, mungesa e përvojës ka bërë që Kosova të mposhtet nga Rumania.
Rumunët ishin në epërsi nga fillimi i takimit dhe falë përvojës së tyre, ata arritën që këtë epërsi ta shfrytëzonin deri në fund.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Prishtinë, ku Kosova me ndihmën e tifozëve, do të kërkojë që ta mposhtë skuadrën e Rumanisë.