Kosova përfaqësohet me pesë boksierë në turneun ndërkombëtar në Kumanovë
Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) me anë të një njoftimi për medie ka bërë të ditur se pesë boksierë do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviq”. Kjo do të jetë gara e radhës sipas kalendarit vjetor për FboxK-së, e cila do të zhvillohet më 2 dhe 3 qershor në Kumanovë. Kosova do…
Sport
Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) me anë të një njoftimi për medie ka bërë të ditur se pesë boksierë do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviq”.
Kjo do të jetë gara e radhës sipas kalendarit vjetor për FboxK-së, e cila do të zhvillohet më 2 dhe 3 qershor në Kumanovë.
Kosova do të jetë pjesëmarrëse në këtë turne me tre boksierë seniorë dhe dy të rinj. Seniorët do të përfaqësohen nga Gentrit Gashi (kategoria 60 kilogramë), Shpëtim Bajoku (67 kilogramë) dhe Patriot Behrami (71 kilogramë). Në anën tjetër, pjesë e të rinjve janë Benjamin Deva (48 kilogramë) dhe Sali Hajdaraj (60 kilogramë).
Ekipin e boksierëve kosovarë do ta udhëheqë përzgjedhësi Besim Brahimi dhe trajneri Mehmet Haxhani.
“Këto gara janë të mirëseardhura për boksierët Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami para garave kualifikuese evropiane për Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ që organizohen në Krakoë (Poloni) në muajin qershor”, thuhet në njoftimin FboxK-së./Lajmi.net/