Kosova nuk hap kufijtë ajror, rivlerësimi bëhet pas një jave

Pas mbledhjes së qeverisë në detyrë para medieve kanë dalë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Lajme

31/05/2020 19:01

Ministri në detyrë ka thënë se faza e tretë në Kosovë do të fillojë të zbatohet nga data 1 qershor.

https://www.facebook.com/lajminet/videos/542368656444584/?v=542368656444584

Vitia tha se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë kanë bërë analiza në terren se ende ekziston rreziku nga pandemia, mirëpo faza e rrezikshme tashmë ka kaluar.

“Janë marrë rekomandime nga ministritë përkatëse dhe sot jam i lumtur qe po e hapim fazën e tretë që do të filloj nga nesër, më 1 qershor”, ka thënë ai.

Faza e tretë e qeverisë së Republikës së Kosovës përfshinë hapjen e çerdheve, kafiterive, bareve dhe restoranteve, kufijve tokësor ndërsa pas një jave do të rivlerësohet gjendja për kufijtë ajror.

Gjithashtu në vendim është përfshirë dhe operimi i taksive.

Ndryshe, mbledhja e Qeverisë në detyrë është mbajtur pa prezencën e ministrave nga radhët e LDK-së, parti kjo që ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, pas vendimit të Kushtetueses që i ka dhënë të drejtën dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit Avdullah Hoti. /Lajmi.net/