Kosova në mesin e pak kombëtareve që nuk dinë për humbje në Ligën e Kombeve
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Maltën në ndeshjen e parafundit të ‘Grupit 3’ në Ligën D në Ligën e Kombeve.
Sport
‘Dardanët’ derisa kërkojnë suksesin për të vazhduar tutje në këtë garë, janë në kërkim të ruajtjes së vazhdimësisë së rezultateve të mira.
Kosova nuk di për humbje që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa është në mesin e pak kombëtareve që ende nuk kanë pësuar humbje në Ligën e Kombeve.
Janë gjithsej 11 kombëtare që ende nuk kanë provuar humbjen në Ligën e Kombeve në të gjitha ligat, përfshirë edhe Kosovën.
Kombëtaret tjera që nuk kanë pësuar humbje në Ligën e Kombeve janë: Belgjika, Portugalia, Rusia, Bosnja Hercegovina, Danimarka, Serbia, Rumania, Gjeorgjia, Bjellorusia, Azerbajxhani./Lajmi.net/