Kosova mëson orarin e ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ja kur luhet derbi me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës rrugëtimin në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve e nis më 3 shtator, në udhëtim kundër Moldavisë.

Sport

04/03/2020 07:57

UEFA ka përcaktuar orarin e ndeshjeve për të katër ligat.

‘Dardanët’ në edicionin e dytë do të jenë pjesë e grupit 3 në Ligën C, me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë si kundërshtarë.

Më 3 shtator, Kosova luan në udhëtim te Moldavia, ndërsa tre ditë më pas, në tempullin ‘Fadil Vokrri’, pret Greqinë, për të zhvilluar derbin që nuk duhet humbur.

Ndeshjet e radhës Kosova i luan në dhjetor, ku pret Slloveninë, dhe pastaj udhëton te Greqia.

Dhe në nëntor, luajmë si mysafir të Slloveninë, dhe kampanjën në Ligën e Kombeve e mbyllim në ‘Fadil Vokrri’, duke e pritur Moldavinë, më 16 nëntor.

Orari i ndeshjeve të Kosovës:

Moldavia – Kosova, 3 shtator, 20:45

Kosova – Greqia, 6 shtator, 20:45

Kosova – Sllovenia, 10 tetor, 20:45

Greqia – Kosova, 13 tetor, 20:45

Slovenia – Kosova, 13 nentor, 20:45

Kosova – Moldavia, 16 nentor, 20:45

/Lajmi.net/