Kosova mbetet pa medalje në Botëror, Loriana eliminohet në luftën e parë
Kosova e ka mbyllur pa medalje rrugëtimin në Kampionatin Botëror të xhudos që u mbajt në Doha të Katarit. Vendi ynë u përfaqësua nga shtatë xhudistë, por që asnjëri prej tyre nuk arriti të korr sukses. Loriana Kuka ishte garuesja e shtatë dhe e fundit që zhvilloi luftën, transmeton lajmi.net. Xhudistës pejane i zgjati shkurtë…
Sport
Kosova e ka mbyllur pa medalje rrugëtimin në Kampionatin Botëror të xhudos që u mbajt në Doha të Katarit.
Vendi ynë u përfaqësua nga shtatë xhudistë, por që asnjëri prej tyre nuk arriti të korr sukses.
Loriana Kuka ishte garuesja e shtatë dhe e fundit që zhvilloi luftën, transmeton lajmi.net.
Xhudistës pejane i zgjati shkurtë eksperienca e saj në këtë Botëror, pasi u eliminua në rrethin e parë.
Ajo u mposht nga bjellorusja, Darya Kantsavaya, në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Paraprakisht, në ditët e kaluara pa medalje mbetën edhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, dhe Akil Gjakova./Lajmi.net/