Kosova konfirmon pjesëmarrjen në Lojërat Universitare Evropiane në Futsal dhe Padel

Federata e Sportit Universitar e Kosovës (FSUNK) po konfirmon praninë e saj në elitën evropiane, teksa Presidenti Musa Selimi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Fidan Hamiti, po marrin pjesë në takimin koordinues në Salerno të Italisë për organizimin e Lojërave Universitare Evropiane 2026. Në këtë ngjarje madhore që do të mbahet nga 18 korriku deri më…

Lajme

12/05/2026 15:53

Federata e Sportit Universitar e Kosovës (FSUNK) po konfirmon praninë e saj në elitën evropiane, teksa Presidenti Musa Selimi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Fidan Hamiti, po marrin pjesë në takimin koordinues në Salerno të Italisë për organizimin e Lojërave Universitare Evropiane 2026.

Në këtë ngjarje madhore që do të mbahet nga 18 korriku deri më 1 gusht 2026, studentët-sportistë kosovarë do të synojnë suksesin në dy disiplina: Futsal (femrat) dhe Padel (meshkujt).

Ky pjesëmarrje në mesin e dhjetëra shteteve dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të FSUNK-së për të krijuar platforma ndërkombëtare dhe përfaqësim dinjitoz për sportin universitar të vendit tonë.