A do të jetë analisti Xhavit Drenori në listën e VV-së për deputet?

Sonte do të finalizohen listat e kandidatëve për deputet. A pritet të ketë ndonjë befasi në fund? Një informacion ka qarkulluar se analisti i njohur, Xhavit Drenori do të jetë kandidat për deputet në listën e VV-së. Në lidhje me këtë, lajmi.net e ka kontaktuar analistin Drenori i cili e ka mohuar. “Unë nuk do…

Lajme

12/05/2026 16:38

Sonte do të finalizohen listat e kandidatëve për deputet.

A pritet të ketë ndonjë befasi në fund? Një informacion ka qarkulluar se analisti i njohur, Xhavit Drenori do të jetë kandidat për deputet në listën e VV-së.

Në lidhje me këtë, lajmi.net e ka kontaktuar analistin Drenori i cili e ka mohuar.

“Unë nuk do të jam në garë për deputet”, tha shkurt Drenori.

Mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë befasi apo surprizë në fund, në listën e VV-së./lajmi.net/