Kosova ia heq shtetësinë Nikolla Vujoviqit i cili u punësua si polic në Serbi
Nikolla Vujoviq ka mbetur pa pasaportë të Kosovës, pasi i njëjti u punësua në Serbi si polic. Kështu njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës, e cila vendosi t’ia heqë shtetësinë të njëjtit, duke u thirrur në “rrezikim të sigurisë sonë kombëtare. Ministri Xhelal Sveçla tha se ky është një nga përpjekjet sistematike për destabilizim të…

Lajme
Nikolla Vujoviq ka mbetur pa pasaportë të Kosovës, pasi i njëjti u punësua në Serbi si polic.
Kështu njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës, e cila vendosi t’ia heqë shtetësinë të njëjtit, duke u thirrur në “rrezikim të sigurisë sonë kombëtare.
Ministri Xhelal Sveçla tha se ky është një nga përpjekjet sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës nga Serbia.
“Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikolla Vujoviq, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”, tha Sveçla në një postim në Facebook.