Kosova humb në gjysmëfinale
Ishujt Faro janë treguar superiorë, sidomos në pjesën e dytë, kur skuadra kosovare ka pasur paraqitje të zbehtë. Në fund, mysafirët fituan me tetë gola dallim, 31:23.
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Ishujt Faro dy herë brenda tri ditësh. Derisa humbja e parë ishte më e lehtë, ajo e së enjtes ishte më e ‘dhimbshme’, pasi i kushtoi me eliminim në gjysmëfinale ekipit të Taib Kabashit.
Ishujt Faro janë treguar superiorë, sidomos në pjesën e dytë, kur skuadra kosovare ka pasur paraqitje të zbehtë. Në fund, mysafirët fituan me tetë gola dallim, 31:23. Pjesa e parë ishte më e nivelizuar dhe në fund mysafirët shkuan në pushim me dy gola dallim, 17:15.
Kosova ai doli ta shkrinte përkohësisht këtë avantazh, duke kaluar edhe në avantazh në 21:20, por më pas një seri prej gjashtë golash, bëri që Ishujt Faro të udhëhiqnin 26:20, shkruan “Zëri”.
Ky ishte fundi i fuqisë së ekipit të Kosovës, i cili më pas nuk mundi të bënte asgjë. Kosova e vuajti mungesën e të lënduarve Kreshnik Krasniqi e Egzon Xhuka, duke u dorëzuar përballë kundërshtarit. Sigurdson i ekipit fitues ishte njeriu i ndeshjes, duke realizuar plot 7 gola.
Kosova e nisi kampanjën në këtë eveniment në mënyrë të shkëlqyer, duke e mposhtur Armeninë me rezultat të thellë, 60:17. Më pas, kosovarët e mposhtën edhe Australinë, 31:24, duke e siguruar kualifikimin në çerekfinale, ndërsa humbën në duelin e tretë të fazës së grupeve nga Ishujt Faro, 30:36. Nga i njëjti kundërshtar humbën edhe sot.