Kosova gati për Interpol (Video)
Institucionet e Kosovës janë të gatshme për të bashkëpunuar me organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL, për luftën e përbashkët kundër terrorizmit, trafikimit me njerëz, kontrabandës dhe dukurive tjera negative që shtrihen përtej kufijve nacional. Kështu ka deklaruar ministri Hyseni në Novobërdë, gjatë një takimi me Këshillin Komunal për Sigurinë në Bashkësi. Atje u diskutua për disa aspekte të sigurisë.

Lajme
Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në Novobërdë, pas takimit me kryetarin e kësaj komune, Svetislav Ivanovic, dhe anëtarëve të Këshillit për Sigurinë në Bashkësi, raporton Tribuna Channel.
Gjatë diskutimit për aspekte të ndryshme të sigurisë në Novobërdë, komunë kjo me shumicë serbe, ministri Hyseni ka folur edhe për ekstremizmin dhe terrorizmin.
