Kosova eliminohet nga Kampionati Evropian në CS2 pas humbjes ndaj Lituanisë
Kombëtarja e Kosovës në CS2 (Counter-Strike 2) është eliminuar nga Kampionati Evropian, i cili po mbahet në Prishtinë, pas humbjes me rezultat 2:0 në maps ndaj ekipit të Lituanisë. Me këtë fitore, Lituania siguron një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e sfidës mes Gjermanisë dhe Letonisë. Pavarësisht eliminimit, Kosova pati një…

Sport
Kombëtarja e Kosovës në CS2 (Counter-Strike 2) është eliminuar nga Kampionati Evropian, i cili po mbahet në Prishtinë, pas humbjes me rezultat 2:0 në maps ndaj ekipit të Lituanisë.
Me këtë fitore, Lituania siguron një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e sfidës mes Gjermanisë dhe Letonisë.
Pavarësisht eliminimit, Kosova pati një paraqitje të shkëlqyer gjatë turneut, duke treguar lojëra cilësore dhe përkushtim të madh. Megjithatë, në këtë përballje vendimtare mungoi fati, duke i ndalur kështu ambiciet për të avancuar më tej në garë.
Turneu ka tërhequr vëmendje të madhe në komunitetin e esports në rajon dhe përfaqësimi i Kosovës ka qenë një pikë e fortë për zhvillimin e skenës vendore në këtë sport elektronik./lajmi.net/