Kosova e SHBA nënshkruajnë bashkëpunimin për sigurinë bërthamore
gjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore do të nënshkruaj Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.
Lajme
Institucionet përgjegjëse për zbatimin e Memorandumit do të jenë Administrata Nacionale për Siguri Bërthamore e SHBA-së dhe Policia e Kosovës.
Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe metodik, përfshi këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtij materiali në pikat e kontrollit kufitar të Republikës së Kosovës.
Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet me datë 25 maj 2017 në ora 10.30 në zyrën e Kryeshefit të Agjencisë me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Programit për Sigurinë e Kufijve të Ambasadës Amerikane, Policisë së Kosovës dhe mjeteve të informimit./ekonomia-ks/