Kosova e fiton ndeshjen e fundit në Evropianin e hendbollit

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitore Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste. Të dielën në ndeshje për vend të shtatë, Kosova e mposhti Letoninë. Vajzat kosovare kanë dominuar që nga fillimi dhe kanë fituar me rezultat 36:31. “Dardanet” ka mbajtur epërsi solide gjatë tërë ndeshjes dhe ka festuar në fund. Mirjeta Dinolli u shpall…

Sport

16/07/2023 13:41

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitore Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste.

Të dielën në ndeshje për vend të shtatë, Kosova e mposhti Letoninë. Vajzat kosovare kanë dominuar që nga fillimi dhe kanë fituar me rezultat 36:31. “Dardanet” ka mbajtur epërsi solide gjatë tërë ndeshjes dhe ka festuar në fund.

Mirjeta Dinolli u shpall më e mira. Ajo shënoi nëntë gola nga nëntë tentime. Shtatë gola i shënoi Angjelina Krasniqi. Pesë gola i kishte Elsa Kongjeli.

Kosova U19 e mbylli Evropianin me dy fitore e katër humbje, kurse Letonia i humbi të gjitha pesë ndeshjet./Lajmi.net/