Kosova dërgon në Maqedoni dokumentacionin për importimin e produkteve të vezëve të peshkut

Ministri i tregtisë dhe industrisë në Kosovë, Endrit Shala, sot i ka dërguar letër ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me të cilën e informon se Agjencia për ushqim dhe veterinari e Kosovës tashmë ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm deri te Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilën vërtetohet se janë përmbushur të gjitha kushtet për importimin e produkteve të vezëve të peshkut.

Lajme

30/08/2019 21:41

“Pas takimit me anën kosovare ne u dakorduam që ato deri ditën e premte më së voni në fillim të kësaj jave të dorëzojnë dokumentacionin e duhur. Sipas informacionit që kam unë, për momentin Kosova ende nuk ka dërguar asnjë lloj dokumentacioni, gjë e cila më bën të dyshoj se Kosova nuk i implementon masat apo standardet që dalin posaçërisht në industrinë e peshkut, për ndryshe nëse do t’i kishin implementuar ato menjëherë do t’ia kishin dorëzuar autoriteteve në RMV”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Këtë deklaratë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, e dha paradite në ngjarjen e ndarjes së premive për energji elektrike të prodhuar nga qendra fotovoltaike. Ai tha se nga ndalesa e eksportit të patateve dhe mjaltit në Kosovë, Maqedonia nuk do të përballojë kurrfarë dëmi ekonomik.

Pas vetëm disa orëve më vonë, Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut informon se nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka arritur dokumentacioni.

“Ministri i tregtisë dhe industrisë në Kosovë, Endrit Shala, sot i ka dërguar letër ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me të cilën e informon se Agjencia për ushqim dhe veterinari e Kosovës tashmë ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm deri te Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilën vërtetohet se janë përmbushur të gjitha kushtet për importimin e produkteve të vezëve të peshkut”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Informacionin e tillë për TV 21 e konfirmuan edhe nga Kosova nga kabineti i ministrit Endrit Shala.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht kabineti i ministrit Shala, e ka dërguar letrën që është kërkuar nga pala e Maqedonisë së Veriut. Ne tash jemi duke pritur pergjigje. Pergjegjesit qe i ka pasur Republika e Kosoves i ka kryer”, thonë nga Ministria për Tregti dhe Industri Kosovë.

Të hënën do të shqyrtohet dokumentacioni i dorëzuar nga Kosova pas së cilës  do të vijojë heqja e barrierave, e gjithë kjo sipas marrëveshjes së arritur para 10 dite në takmin Shala-Bekteshi në Prishtinë. Pas kësaj Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e RMV-së do të kryej inspektim dhe në këtë mënyrë do të lejohet importi i ikrave dhe peshqive të rinj në Maqedoni.