Kosova bie tetë pozita në renditjen e FIBA-s

Kombëtarja e Kosovës ka rënë tetë pozita më poshtë në renditjen e fundit të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA). Pas publikimit të renditjes së re nga FIBA, “Dardanët” janë ulur nga pozita e 76-të në vendin e 85-të, duke shënuar vetëm rënie në këtë cikël. Edhe Shqipëria ka pësuar rënie, duke u renditur tani në…

Sport

19/09/2025 18:39

Kombëtarja e Kosovës ka rënë tetë pozita më poshtë në renditjen e fundit të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA).

Pas publikimit të renditjes së re nga FIBA, “Dardanët” janë ulur nga pozita e 76-të në vendin e 85-të, duke shënuar vetëm rënie në këtë cikël.

Edhe Shqipëria ka pësuar rënie, duke u renditur tani në vendin e 97-të.

Në krye të renditjes vazhdon të jetë ShBA, ndërsa Gjermania, kampione e re e Evropës, ka kaluar Serbinë dhe zë vendin e dytë.

Rritjen më të madhe e ka pasur Turqia, e cila arriti deri në finale dhe tani renditet në pozitën e 12-të, 15 vende më lart se herën e fundit.

Top 10 e FIBA-s sipas renditjes së re: ShBA, , Gjermani, Serbi, Francë, Kanada, Australi, Spanjë, Argjentinë, Lituani, Brazil.