DhTIK pas takimit me Muratin: Nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka reaguar pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit. DhTIK, ka thënë se në këtë takim nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale, shkruan lajmi.net. Sipas tyre, takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë…
Lajme
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka reaguar pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.
DhTIK, ka thënë se në këtë takim nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale, shkruan lajmi.net.
Sipas tyre, takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje.
“DhTIK nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave. Marrja e vendimit ad-hoc vetëm sa do të vështirësoj situatën ekonomike dhe ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/