Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 165 numri i personave të shëruar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se ka shkuar në 165 numri i personave që kanë arritur të fitojnë luftën me koronavirusin në Shqipëri, duke u shëruar.

Lajme

09/04/2020 09:16

Manasterliu njoftoi pak pas mesnate se gjatë ditës së mërkurë u shëruar edhe 11 persona të tjerë, të cilët edhe pse kanë rezultuar negativë në dy teste, do të vijojnë të qëndrojnë në karantinë edhe për 14 ditët e ardhshme.

Deri tani, në Shqipëri janë konfirmuar 400 persona të prekur, nga të cilët 22 kanë ndërruar jetë, shkruan A2.