Korenica: Shpërndarja e 100 eurove nuk është e drejtë, nuk është e barabartë, nuk prek çdo kategori në nevojë
Kandidati për deputet nga Lista për Familjen, Visar Korenica njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës ka reaguar për shpërndarjen e 100 eurove nga Qeveria Kurti për fëmijët nga 0-16 vjeç dhe pensionistët. Korenica përmes një postimi në Facebook, e ka parë si pozitive këtë shpërndarje por që sipas tij kjo duhet të bëhet përveç për…
Lajme
Kandidati për deputet nga Lista për Familjen, Visar Korenica njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës ka reaguar për shpërndarjen e 100 eurove nga Qeveria Kurti për fëmijët nga 0-16 vjeç dhe pensionistët.
Korenica përmes një postimi në Facebook, e ka parë si pozitive këtë shpërndarje por që sipas tij kjo duhet të bëhet përveç për Krishtlindje edhe për Bajram të Madh dhe Bajram të Vogël, shkruan lajmi.net.
“Problemi qendron pse i kemi bere familjet per 100 euro. Mireqenia e qytetareve eshte per toke, andaj çdo e ardhur per familjet kur varfëria ekstreme shkon mbi 18% në nivel vendi eshte me se e mireseardhun. Pa çka qe kjo shperndarje nuk eshte e drejte, nuk është e barabartë, nuk prek çdo kategori në nevojë”, ka shkruar Korenica në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: