Korabi në Shtime me 17 shkurt (Dokument)

Këngëtari Korab Shaqiri, në 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të jetë në Shtime.

Lajme

03/02/2016 17:37

Kompania e këngëtarit do të organizojë manifestimet shtetërore në komunën e Shtimes dhe kjo do të kushtojë 9 mijë e 780 euro, raporton gazeta Fjala.

Ky institucion njoftoi se për organizimin e festave të 17 shkurtit, 12 Qershorit dhe 28 Nëntorit ka zgjedhur  N.SH. ,, Barok,, me pronarë Korab Shaqirin, djali i këngëtarit Ilir Shaqiri.

Komuna do të nënshkruaj me Shaqirin këtë kontratë me datën 15 të këtij muaji.

Gazeta Fjala ka kontaktuar me këngëtarin Korab Shaqirin i cili tha ai ende nuk është njoftuar që është shpallur fituese kompania e tij por thotë se edhe vitin e kaluar e kanë fituar tenderin për të organizuar këto manifestime.

“Unë jam pronar i kompanisë edhe e menaxhoj studion kurse menaxheri im merret me këto organizimet më gjerësisht”.

“Mu më thërrasin veç me këndu aty”, tha Shaqiri.

Ai tregoi se vitin e kaluar ka kënduar me 17 shkurt dhe 12 qershor kurse ka munguar me 28 nëntor për shkak të angazhimeve tjera.

Sipas njoftimit të komunës kjo kontratë do të përfundoj me 31.12.2016. /Gazeta Fjala/

Capture