Kopshti zoologjik gjerman përballet me krizat për ushqimin e kafshëve

Një drejtoreshë e kopshtit zoologjik ka kërkuar ndihmë pasi zbuloi se ata po përballen me perspektivën e ushqimit të kafshëve me njëri-tjetrin për të kaluar pandeminë koronavirus.

Fun

15/04/2020 15:40

Verena Kaspari, nga kopshti zoologjik Neumunster, tha se kopshtin zoologjik po ‘luftonte’ dhe kishin nevojë për ndihmë, transmeton lajmi.net.

Verena i tha gazetës gjermane Die Welt: “Ne kemi renditur së pari kafshët që duhet t’i masakrojmë”. Ajo tha se do të ishte zgjidhja e fundit dhe do të ishte e pakëndshme.

Kostot mbeten të larta në kopshtin zoologjik, sepse shumë prej tyre kanë nevojë për ushqim të freskët çdo ditë, veçanërisht pinguinët që kanë nevojë për mbushje të vazhdueshme të peshkut.

Ka pasur gjithashtu raporte se shëndeti emocional i kafshëve po ndikohet pasi ato humbasin vëmendjen e njeriut. /Lajmi.net/