Të Infektuar: 19.328

Të Shëruar: 15.434

Të Vdekur: 678

Kopshtari vritet nga një bimë që i ktheu trurin në lëng

9:31 | 16 Tetor 2020

Viktima ishte ekspozuar dhe të infektuar ndërsa bënte hobin të tij të preferuar. Ai u ndje i dobët për dy javë para se të shtrihej në spital.

Infeksioni u shkaktua nga një lloj amebe të cilat zakonisht gjenden në tokë, raporton “DailyStar”, transmeton lajmi.net.

Burri, 82 vjeç, shkoi në spital ku mjekët i bënë skanim të trurit. Një ditë pasi u shtri në spital, ai u bë plotësisht i dobët në anën e djathtë të trupit të tij dhe kishte një “gjendje të ndryshuar mendore”, shkruajnë studiuesit nga Universiteti Emory në Atlanta për “New England Journal of Medicine”.

Ai më vonë vdiq. Pacienti gjithashtu kishte një histori të limfomës së qelizave B, një lloj kanceri në gjak, por kishte qenë e shëruar për më shumë se një dekadë.

Faqja e “pacient.info” përshkruan se “Amebat shkaktojnë sëmundje të rrallë, por fatale”. “Ato mund të ekzistojnë si organizma të gjallë në natyrë dhe vetëm herë pas here pushtojnë një organizëm dhe jetojnë si parazitë brenda indeve të pritësit”.

Shumica e rasteve nuk identifikohen deri pas vdekjes, për shkak të mungesës së testeve të mira dhe të besueshme diagnostike.

Simptomat përfshijnë dhimbje koke, gjendje të ndryshuar mendore, ethe, letargji, të përziera dhe të vjella, herë pas here psikozë dhe pas disa jave qon deri në vdekje. /Lajmi.net/