Koordinohen FHK-ja dhe FBK-ja, kërkesë për intervenim në Pallatin e Rinisë
Të hënën një takim shumë konstruktiv të punës kanë pasur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, dhe sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku. Gjinovci e Dushku kanë përgëzuar njëri-tjetrin për aktivitetet e fundit, ndërsa kanë diskutuar për koordinim sa më të mirë për ngjarjet ndërkombëtare…
Sport
Të hënën një takim shumë konstruktiv të punës kanë pasur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, dhe sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.
Gjinovci e Dushku kanë përgëzuar njëri-tjetrin për aktivitetet e fundit, ndërsa kanë diskutuar për koordinim sa më të mirë për ngjarjet ndërkombëtare që dy federatat i organizojnë gjatë verës.
Dy prej federatave më të mëdha sportive në vend kanë bërë kërkesë që të bëhen intervenime në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në mënyrë që palestra e kësaj qendre dhe hapësirat përcjellëse të jenë në përputhje me kërkesat e EHF-së dhe FIBA Evropës. Kërkesa i drejtohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komunës së Prishtinës.
Të kujtojmë që si FHK-ja ashtu edhe FBK-ja kanë organizime të rëndësishme për grupmoshat e reja gjatë verës. Federata e hendbollit organizon Kampionatin Evropian U19 për vajza, Divizioni B.
Ndërkohë FBK-ja organizon Kampionatin Evropian U16 për basketbollistë, Divizioni C.
Gjinovci e Dushku janë pajtuar për takime të tjera në mënyrë që koordinimi i aktiviteteve të jetë i duhuri./Lajmi.net/