Kontakti ekzistoi, ky ishte momenti ku Borussia Dortmund pretendon se u dëmtua nga gjyqtari
Skuadra e Borussia Dortmund nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Bochum me rezultatin 1 me 1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Bundesliga. Fillimisht ishin vendasit që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Losilla në minutën e 5’të, shkruan Lajmi.net Vetëm pas dy minutave, ekipi mysafir barazoi…
Sport
Skuadra e Borussia Dortmund nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Bochum me rezultatin 1 me 1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Bundesliga.
Fillimisht ishin vendasit që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Losilla në minutën e 5’të, shkruan Lajmi.net
Vetëm pas dy minutave, ekipi mysafir barazoi shifrat me anë të Adeyemi.
Ishte pikërisht Adeyemi që kërkoi penallti në pjesën e dytë, por gjyqtari dhe sistemi VAR heshtën, kurse në rrjetet sociale kanë filluar debatet.
Me këtë barazim, Dortmund rrezikon pozitën e parë, ata janë vetëm dy pikë (61) përpara Bayern Munich (59) që ka një ndeshje më pak./Lajmi.net/
The referee didn't give Adeyemi a penalty in this case. What do you think?
O juiz não marcou pênalti em cima de Adeyemi nesse lance. O que acharam?pic.twitter.com/Qt5ZjXofwg
— VAR Tático (@vartatico) April 28, 2023