Konstituimi i Kuvendit më 17 korrik

Presidentja Jahjaga vendosi që mbledhja Konstituive e Kuvendit të Kosovës të mbahet më 17 korrik.

Lajme

07/07/2014 16:37

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marr vendim që Konstituimi i Kuvendit të bëhet më 17 korrik.

Lexojeni vendimin e Presidentes:

“Bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, mora vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014”.

“Procesi i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend ka përfunduar me certifikimin zyrtar të rezultatit, duke i hapur rrugën konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës”.

“Të gjitha veprimet e mia do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi. Pas konstituimit të Kuvendit, do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër”.