Konjufca: Veseli do të dështojë nëse hyn në votim për kryetar të Kuvendit

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se Kadri Veseli do të dështojë nëse kandidon, për mungesë të votave.

Lajme

29/07/2017 16:48

“Lëvizja Vetëvendosje do të votojë kundër Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, por ne jemi të gatshëm që t’i shqyrtojmë edhe emrat tjerë të cilët do të mund të propozoheshin”, thotë Konjufca për rel.

Në rast se zgjedhje e kryetarit të Kuvendit dështon, procedura mbetet aty deri në arritjen e ndonjë marrëveshje politike. Për zgjedhjen e tij, nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 votave, por të cilat koalicioni PAN deri më tani nuk e ka dëshmuar se i ka.