Konjufca uron krishtlindjet ortodokse: Uroj që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca dhe solidariteti
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët ortodoksë në Kosovë me rastin e Krishtlindjes Ortodokse. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Konjufca ka uruar që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përkushtimi ndaj më të mirës për njëri-tjetrin. “Në frymën e kësaj feste të shpresës,…
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët ortodoksë në Kosovë me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Konjufca ka uruar që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përkushtimi ndaj më të mirës për njëri-tjetrin.
“Në frymën e kësaj feste të shpresës, harmonisë dhe paqes, uroj që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përkushtimi ndaj më të mirës për njëri-tjetrin dhe për shoqërinë tonë”, ka shkruar Konjufca.
Ndërkaq në fund ai tha se shpreson që kjo ditë e shënuar e Krishtlindjes Ortodokse të kalendarit Julian, t’i gjejë ata që e festojnë me shëndet, begati dhe përmbushje shpirtërore.
“Kjo ditë e shënuar e Krishtlindjes Ortodokse të kalendarit Julian, uroj t’i gjejë ata që e festojnë me shëndet, begati dhe përmbushje shpirtërore, me mesazhet më të mira e më të ngrohta të dashurisë dhe paqes”, shkroi ai. /Lajmi.net/