Konjufca takon ambasadorin Guerot: U diskutua për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot, në kuadër të takimeve të para pas formimit të Qeverisë së re. Ambasadori Guérot e uroi Konjufcën për detyrën e re, duke rikonfirmuar gatishmërinë e Francës për vazhdimin…
Lajme
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot, në kuadër të takimeve të para pas formimit të Qeverisë së re.
Ambasadori Guérot e uroi Konjufcën për detyrën e re, duke rikonfirmuar gatishmërinë e Francës për vazhdimin e partneritetit të ngushtë dhe bashkëpunimit me Republikën e Kosovës, transmeton lajmi.net
Gjatë takimit, palët diskutuan për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Theks i veçantë iu kushtua zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe nxitjes së investimeve, si dhe forcimit të lidhjeve kulturore dhe akademike ndërmjet dy vendeve.
Ministri Konjufca theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me Francën për realizimin e objektivave ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë avancimin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Republika e Kosovës vlerëson partneritetin dhe përkrahjen e Francës, duke mbetur e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Postimi i plotë: