Konjufca: Sulmi i Banjskës ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut, jemi të vetëdijshëm se BE-ja është e njëanshme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Konjufca tha se sa i përket dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk sheh shumë rrugëdalje. “Këtij qorrsokaku para se gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin qysh…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.
Konjufca tha se sa i përket dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk sheh shumë rrugëdalje.
“Këtij qorrsokaku para se gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë prej vitit 2011 e ka pas arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë. Informatat që posedon edhe BE-ja dhe institucionet tona të sigurisë tregojnë qartë se ky grup i madh kriminal ka pas mbështetjen e drejtpërdrejtë nga Serbia. Me logjistikë e poligone ushtarake për të ushtruar ata, për të marrë armët, madje kemi informata se ka pas shkëmbim të armëve për atë rast. Është shkarku minimum i besimit për këtë proces të negociata ve për të vazhduar normalisht. Mendoj se kjo ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut të Brukselit. Kështu që i takon BE-së të jetë shumë më e përcaktuar se çka po dëshiron, nëse dëshiron palë të barabarta në dialog si dy shtete, nëse BE e ndanë mendjen për të ecur në këtë rrugë, Kosova është e gatshme. Apo nëse don me i mbyll sytë mos me reagu, sikur në rastin e mbylljes së pikave kufitare. Pasi leje për mbyllje të kufijve e dha ministria e Serbisë”,tha Konjufca.
Ai theksoi se shteti serb i lejoi kriminelët, MPB e Serbisë lejoi pra që t’i bllokojë kufijtë .
“Asnjë reagim nuk e patëm nga BE-ja, pra jemi të vetëdijshëm që BE-ja është e njëanshme në këtë relacion. Mendoj se duhet një drejtim krejt i ri”,shtoi ai./Lajmi.net/