Konjufca: Si institucione qëndrojmë të unifikuara për kushtet që Kurti i vendosi në dialog

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se tri kushtet e kryeministrit Albin Kurti, janë të unifikuara dhe do të qëndrojnë të unifikuara. Konjufca është shprehur se Kurti ka marr vendim që të sqarohet mosnënshkrimi i marrëveshjes nga ana e Serbisë, që bën që Kosova të mos pengohet në anëtarësimit në organizata ndërkombëtare…

Lajme

01/07/2024 13:16

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se tri kushtet e kryeministrit Albin Kurti, janë të unifikuara dhe do të qëndrojnë të unifikuara.

Konjufca është shprehur se Kurti ka marr vendim që të sqarohet mosnënshkrimi i marrëveshjes nga ana e Serbisë, që bën që Kosova të mos pengohet në anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe të mos sulmohen dy shtetet me njëra-tjetrën, raporton lajmi.net.

“Sa i përket tri kushteve që kryeministri Kurti i vendosi në dialogun e Brukselit, në si institucione mendoj se qëndrojmë të unifikuara sa i përket këtyre tri kushteve”, tha Konjufca.

“E para le të flasim për atë që po quhet si mosnënshkrimi nga ana e Serbisë i marrëveshjes, pikërisht për shkak të kësaj Serbia e ka marr pozicionin që nuk e zbaton në klauzolat e kësaj marrëveshje, të cilën ne e kemi arritur në dialogun e Brukselit. Për Kosovën ajo marrëveshje ishte mjaft e favorshme, sepse i shënon disa arritje që Kosova nuk i ka pasur kurrë historikisht, si njohjen e të gjitha dokumenteve edhe pastaj edhe anëtarësimin në çdo organizatë ndërkombëtare pa pengesë nga ana e Serbisë dhe po ashtu një pakt të mossulmimit me njëra tjetrën. Serbia nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje. Pra zoti Kurti e ka vendosur të sqarohet nënshkrimi”, ka përfunduar Konjufca./Lajmi.net/