Konjufca pret Ambasadoren e Holandës, theksohet forcimi i bashkëpunimit dhe agjenda evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe për rëndësinë e përputhjes së qëndrimeve tona në çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane. “Në takim u…

Lajme

25/03/2026 18:56

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe për rëndësinë e përputhjes së qëndrimeve tona në çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane.

“Në takim u shkëmbyen urime me rastin e formimit të qeverisë së re në Holandë, ndërsa Ambasadorja Boven e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri. U riafirmua mbështetja e vazhdueshme e Holandës për Republikën e Kosovës. U diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe për rëndësinë e përputhjes së qëndrimeve tona në çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Mbretërinë e Holandës”, thuhet në njoftim.