Konjufca në Vjenë takon kryediplomaten austriake, diskutohet integrimi evropian i Kosovës
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Vienna me Ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së…
Lajme
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Vienna me Ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë, avancimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe bashkëpunimin në funksion të stabilitetit rajonal, transmeton lajmi.net.
Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar. Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e përkrahjes austriake për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhënien e statusit të vendit kandidat dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim.
Në njoftim thuhet se Austria mbetet një nga partnerët më të afërt dhe më të qëndrueshëm të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.
Njoftimi i plotë: