Konjufca: Kemi informacione se në Serbi po përgatiten për një sulm të ri eventual në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka folur mbi tri kushtet e parashtruara nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, për dialogun Kosovë-Serbi. Konjufca tha se qëndrojnë të vendosura për tri kushtet, derisa ngriti alarmin se në Serbi një grup prej qindra personash po përgatitet për sulm të mundshëm ndaj…

Lajme

01/07/2024 13:06

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka folur mbi tri kushtet e parashtruara nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, për dialogun Kosovë-Serbi.

Konjufca tha se qëndrojnë të vendosura për tri kushtet, derisa ngriti alarmin se në Serbi një grup prej qindra personash po përgatitet për sulm të mundshëm ndaj Kosovës.

Ai tha se institucionet tona kanë informacione se një grup prej qindra personash po ushtrojnë e po përgatiten për një sulm të ri në Kosovë

“Institucionet tona kanë informacione të sakta se një grup tjetër prej qindra personash po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë dhe po përgatiten për një sulm eventual që mund ta përjetojmë. Por ne jemi gjithmonë të përgatitur dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë që ta përballim çfarë do sulmi apo provokimi që na vjen nga ana e Serbisë dhe në koordinim të plotë me institucionet e sigurisë ndërkombëtare por edhe ushtarake që veprojnë në Kosovë./Lajmi.net/