Kongresi amerikan kërkon informacione lidhur me Iranin

Liderët kryesorë në Kongresin amerikan do të njoftojnë për gjendjen në Lindje të Mesme, teksa ligjvënësit kërkojnë përgjigjje nga Shtëpia e Bardhë rreth hapave që ka marrë presidenti amerikan, Donald Trump kundrejt Iranit.

Bota

15/05/2019 18:42

Disa burime të agjencisë së lajmeve, Associated Press kanë thënë të mërkurën se liderët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit kanë kërkuar që të informohen nga administrata.

Një gjë e tillë është planifikuar të ndodhë në kohën e rritjes së tensioneve në Gjirin Persik, dhe një vargu kërcënimesh të paspecifikuara që administata e Trumpit beson se janë të lidhura me Iranin.

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar të mërkurën gjithë stafin jo të domosdoshëm që të largohet nga Iraku. Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë pozicionuar një aeroplanmbajtëse dhe disa pajisje tjera në këtë rajon.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë gjendje në një takim me dyer të mbyllura të mërkurën dhe kanë kërkuar më shumë përgjigjje./rel