Konflikti elektoral

Deputetja e pavarur Alma Lama e ka quajtur artificial problemin Kosovë-Maqedoni. Sipas saj, ky është kryekëput një konflikt i krijuar për fushatë elektorale. Ish deputetja e Vetëvendosjes deklaroi kështu në seancën e Kuvendit të Kosovës. “Ky konflikt është krijuar për të shitur patriotizëm, që patriotizmi pastaj të kthehet në vota. Pasojat e këtij konflikti i…

Lajme

12/09/2013 14:00

Deputetja e pavarur Alma Lama e ka quajtur artificial problemin Kosovë-Maqedoni. Sipas saj, ky është kryekëput një konflikt i krijuar për fushatë elektorale.

Ish deputetja e Vetëvendosjes deklaroi kështu në seancën e Kuvendit të Kosovës.

“Ky konflikt është krijuar për të shitur patriotizëm, që patriotizmi pastaj të kthehet në vota. Pasojat e këtij konflikti i vuajnë qytetarët e thjeshtë”.

“Kemi ministra, që për interesa personale janë në gjendje t’i hedhin në erë raportet me fqinjët. Kjo qeveri befas bëhet e ashpër me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ku gjithashtu i qeverisin shqiptarët, por rri si pulë e lagur në raport me Serbinë, e cila e ka vërshuar tregun e Kosovës me mallra të subvencionuara”.

“Reporciteti me Maqedoninë që po na shitet nuk është tjetër veçse reprocitet elektoral. Ka mundur që të ndërmerren shumë më herët këto masa nga Qeveria së Kosovë, pasi tregu i Kosovës është vërshuar nga mallrat e subvencionuar nga Maqedonia”.

“Ky konflikt ka edhe një dimension tjetër atë të përplasjes së shqiptarëve në rajon duke dhënë mesazh negativ se nuk mund të merremi vesh me njëri tjetri. Ama kur vjen puna me Serbinë nënshkruajmë marrëveshje”.