Konflikte mes Real Madrid dhe Belgjikës për Hazardin

Eden Hazard po vazhdon të jetë i lënduar dhe po mundohet të rikuperohet sa më shpejt që është e mundur.

Sport

19/03/2021 08:51

Megjithatë, siç raporton e përditshmja spanjolle MARCA, tani është shfaqur një problem i ri në skenë, përcjell lajmi.net.

Klubi i Real Madridit beson se Hazard mund të rikuperohet edhe pa pasur nevojë që të shkojë në operacion.

Në anën tjetër, kombëtarja e Belgjikës i ka thënë atij që të kryej operacionin që të jetë i gatshëm për ndeshjen e EURO 2020.

Sulmuesi beson se problemet e tij që janë shfaqur tani, janë si rezultat i operacionit të vitit të kaluar në Dallas.

Belgu ka pësuar 10 lëndime që nga transferimi në Los Blancos në verën e vitit 2019 dhe humbi një total prej 50 ndeshjesh gjatë asaj periudhe, ose 320 ditë së bashku – gati një vit./Lajmi.net/