Konfirmohet: Urime Iker Casillas

Iker Casillas dhe Sara Carbonero bëhen prindër për herë të dytë.

Sport

04/06/2016 18:14

Gazetarja dhe bashkëshortja e portierit spanjoll solli në jetë djalin e dytë të çiftit në një klinikë të Madridit.

Sipas mediave spanjolle, ata nuk kanë vendosur ende për emrin po mbeten mes tre alternativave,  Aaron, Hugo ose Marcos.

Casillas edhe pse i angazhuar me Spanjën për fazën përgatitore të Europianit, u gjend pranë bashkëshortes, duke marrë lajmin më të mirë të vitit pas një sezoni të vështirë në radhët e Portos.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.