Konfirmohet nga Martinez, Hazard mungon ndaj Anglisë dhe Danimarkës

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard nuk do t'i bashkohet Kombëtares së Belgjikës për ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

14/11/2020 22:02

Hazard ishte në listën e të ftuarve për këto ndeshje, por rezultoi pozitiv me koronavirus, andaj menjëherë u rikthye në Madrid, transmeton lajmi.net.

Martinez kishte besimin se lojtari do ribashkohej me skuadrën për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Danimarkës, por gjërat kanë ndryshuar.

“Jemi duke punuar me stafin mjekësorë të Real Madridit dhe ai nuk është i gatshëm të udhëtojë”.

“Është ende pozitiv. Nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen e të dielës ndaj Anglisë”, deklaroi ai.

Kurse, “Los Blancos” me 21 nëntor përballen me Villarrealin, pastaj do udhëtojë në Itali për t’u përballur me Interin./Lajmi.net/